NEWS 4 Gusht 2022, 17:50

Jemi në prag të një lufte tjetër? Kina dhe Tajvani, një guidë e thjeshtë për tensionet mes tyre

Jemi në prag të një lufte tjetër? Kina dhe Tajvani, një

Kina është duke mbajtur aktualisht paradën më të madhe të forcës së tyre ushtarake në ajër dhe det përreth Tajvanit, përfshirë këtu edhe goditjen me rraketa ballistike. Ushtrimet ushtarake që tregojnë forcën e shtetit aziatik, vijnë pas vizitës në ishull të Nancy Pelosi-t, folëses në Kuvendin e SHBA.

Kina e sheh Tajvanin thjesht si një provincë që me kalimin e kohës do të jetë sërish në kontrollin e Pekinit. Ndërkohë vetë ishulli e sheh veten si një shtet të pavarur, me kushtetutën e vet dhe me lidera të zgjedhur në mënyrë demokratike. Presidenti i Kinës, Xi Jinping është shprehur se “ribashkimi” me Tajvanin duhet të plotësohet dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të arritur këtë qëllim.

Por ta nisim nga fillimi, ku është Tajvani? Ndodhet në të ashtuquajturat “zinxhiri parë i ishujve”, që përfshin një listë territoresh që janë miqësore me SHBA-në, që në fakt përbëjnë vende që janë kyçe për rëndësinë e politikës së jashtme të Amerikës. Nëse Kina do të merrte Tajvanin, ekspertë të politikës mendojnë se do të ishte më e lirë që të tregonte forcën në rajonin e Paqësorit, dhe madje mund të kërcënonte bazat ushtarake të SHBA-ve në Guam dhe Hawaii. Megjithatë Kina insiston që qëllimet e saj janë shumë paqësore.

Jemi në prag të një lufte tjetër? Kina dhe Tajvani, një

Ka qenë Tajvani gjithmonë i ndarë nga Kina? Burimet historike tregojnë se ishulli ishte në kontrollin e plotë të Kinës për herë të parë në shekullin e 17-të, kur nisi të administrohej nga dinastia Qing. Në vitin 1895, ata ja dorëzuan ishullin Japonisë, pasi humbën luftën e parë Sino Japoneze. Në vitin 1945, pasi Japonia e humbi Luftën e Dytë Botërore, Tajvani kaloi sërish në administrimin e Kinës. Megjithatë, pas luftës civile që shpërtheu në Kinë mes partisë nacionaliste Chiang Kai-shek dhe komunistëve të Mao Ce Dun, të parët u zhvendosën pikërisht në Tajvan pas humbjes së kësaj lufte, duke e qeverisur për dekadat e ardhshme. Kështu, Kina pretendon se nga kjo histori, Tajvani ka qenë provincë e tyre, por vetë njerëzit në Tajvan thonë se ata nuk kanë qenë kurrë pjesë e Kinës moderne, as asaj të revolucionit në 1911 dhe asaj komuniste pas 1949-ës.

Aktualisht vetëm 13 vende në botë, përfshirë këtu Vatikanin, e njohin Tajvanin si një shtet të pavarur, ndërsa Kina ushtron presion shumë të madh mbi vendet e tjera që të mos e njohin, ose që të bëjnë veprime që përkthehen në njohje.

Mundet Tajvani ta mbrojë veten në rast luftë? Në fakt Kina mund të përdorë “ribashkimin” pa mjete lufte për ta vënë sërish nën kontroll, përfshirë këtu forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Por nëse ndodh që përballen në luftë, Kina sigurisht që është shumë më e fuqishme. Ata kanë shpenzuar më shumë se ç’do vend tjetër i botës, përveç SHBA-ve, për ushtrinë dhe kanë një rang shumë të gjërë armatimesh, që nga fuqia detare e deri tek teknologjia e rraketave më të fundit. Një krahasim i thjeshtë:

Jemi në prag të një lufte tjetër? Kina dhe Tajvani, një

Në një konflikt të hapur, e vetmja gjë që mund të arrinte Tajvani do të ishte ngadalësimi i forcave kineze, për të ndaluar një hyrje të tyre në brigjet e vendit, dhe të vareshin nga luftimet guerrile derisa të merrnin ndihmë nga jashtë. Kjo ndihme mund të vijë nga SHBA, që do mund t’i shiste armë ushtrisë së ishullit. Megjithatë deri më tani, Uashingtoni ka ndjekur një strategji të kujdesshme, duke qenë e paqartë nëse do ta mbronte Tajvanin në rastin e një sulmi. Diplomacia amerikane njeh vetëm një qeveri kineze, dhe kanë marrëdhënia me Pekinin dhe jo Tajvanin. Por në muajin maj, Presidenti Biden tha se ushtria e tij do ta mbronte Tajvanin në rast sulmi, deklaratë që i trazoi shumë ujërat.

Situata do të bëhet me keq? Marrëdheniet mes Tajvanit dhe Kinës duken se janë përkeqësuar pas vizitës së Pelosi-t, e cilësuar nga Pekini si "shumë e rrezkishme". Kina thotë se ushtrimet e saj ushtarake janë të fokusuara në 6 zona rreziku rreth Tajvanit, 3 prej të cilave janë jashtë ujërave territorialë të ishullit. Ndërsa Tajvani vetë thotë se kjo lëvizje ushtarake, që i detyron anijet dhe avionët të gjejnë rrugë të tjera për të lëvizur në këto zona, është një dhunim i territorit të tyre dhe i bllokon. Tensionet janë në rritje, ndërsa po kujtojnë kohën e tetorit të vitit të kaluar, kur Kina dërgoi në zonën ajrore të mbrojtes së Tajvanit mbi 56 avionë në ditë, të cilat edhe në atë kohë thanë se ishin për qëllime ushtrimi ushtarak.

Pse është Tajvani i rëndësishëm për pjesën tjetër të botës? Është ekonomikisht shumë i rëndësishëm pasi shumë prej paisjeve eletronike që përdoren çdo ditë, që nga telefonat e deri të laptopët, marrin fuqinë prej chip-eve që prodhohen në Tajvan. Për krahasim, një kompani e ishullit, e quajtur TSMC, mbulon zonën tregëtare të gjysmës së globit.

Janë njerëzit në Tajvan të shqetësuar? Pavarësisht tensioneve të fundit, kërkimet thonë se shumë persona në ishull nuk janë të shqetësuar. Për shembull në kulmin e tensioneve në vitin 2021, 64.3% e njerëzve atje kur u pyetën nëse mendonin se do të kishte luftë thanë jo. Edhe tani shumica prej tyre mendojnë se nuk do të ketë përplasje ushtarake.

Po ne duhet të jemi të shqetësuar? Këtë vendoseni vetë pasi lexuar informacionin e mësipërm.

/News31

Burimi: BBC