Jeff Bezos vendos ta dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi!

Themeluesi "Amazon", Jeff Bezos dhe njeriu i dytë më i pasur në botë ka zbuluar se po planifikon të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi. 58-vjeçari tha se paratë do të shkojnë kryesisht për të luftuar ndryshimet klimatike dhe "për të bashkuar njerëzimin përballë problemeve të thella si ndarjet sociale dhe politike".
Në fakt Bezos është kritikuar në të kaluarën për mos nënshkrimin e "Giving Pledge", një kontratë e themeluar nga Warren Buffett dhe Bill Gates, për të inkurajuar njerëzit më të pasur të planetit që të kontribuojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre në bamirësi. I pyetur drejtpërdrejt nga CNN nëse po planifikonte ta bënte këtë, Bezos e pohoi lajmin, teksa po ashtu bëri me dije se së bashku me partneren e tij, gazetaren e kthyer në filantropiste, Lauren Sanchez, po “kërkonin mundësinë më të mirë se si mund t’i dhuronin këto para”.
Ndërkohë kjo ka qenë një periudhë shumë "bamirëse" për Bezos, teksa javën e kaluar u zbulua se ylli i muzikës country Dolly Parton kishte marrë një çmim prej 100 milionë dollarësh pikërisht nga ish-njeriu më i pasur i botës.
/News31