NEWS 4 Janar 2022, 11:42

Iu bë atentat në Shkodër, arrestohet në spital Vinçens Piroli

Iu bë atentat në Shkodër, arrestohet në spital

Vinçens Piroli, ështe 34-vjeçari të cilit iu bë atentat në Shkodër mbrëmjen e djeshme.

Ai ishte duke ecur, kur persona të paidentifikuar e qëlluan me një armë silenciator. Piroli u qëllua me dy plumba, një në shpatull dhe një në pjesën e brinjëve.

Sakaq, sot ai është arrestuar në spital, ku ndodhet dhe i shtruar për shkak të plagëve të marra, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Mali i Zi.

34-vjeçari akuzohet për vrasjen e Momcilo Gjurishic në korrik të vitit 2021.

/News31