NEWS 5 Gusht 2022, 21:45

Itali, 2022 është viti më i nxehtë ndonjëherë!

Itali, 2022 është viti më i nxehtë ndonjëherë!


7 muajt e parë të 2022, e projektojnë këtë vit si më të nxehtin ndonjëherë. Korriku ka pak që ka përfunduar dhe regjistroi +2,26 gradë mbi mesataren italiane nga viti 1800 (që nga momenti i grumbullimit të të dhënave) deri më sot dhe në përgjithësi, 7 muajt e parë të vitit shënojnë +0,98 gradë.

Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara çdo muaj nga Instituti i Shkencave Atmosferike dhe Klimatike të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve (Isac-Cnr) në Itali. Michele Brunetti nga ky institut tha për ANSA:

“Nëse 2022 do të përfundonte tani do të ishte viti më i nxehtë ndonjëherë”.

Korriku i vitit 2022 është regjistruar si korriku i dytë më i nxehtë që nga matjet, i dyti pas vitit 2003, si dhe maji dhe qershori”.

Duke analizuar vetëm këto muaj, viti 2022 regjistroi mesatare shumë të larta, duke e projektuar veten si viti më i nxehtë italian ndonjëherë

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të jetë me të vërtetë – shpjegon Brunetti – sepse nëse mesataret mujore do të bien në muajt e ardhshëm, mesatarja vjetore gjithashtu do të bjerë”.

Kryesues në renditjen e viteve më të nxehta në Itali, deri ë fund të vitit sigurisht, është ende viti 2018, me një anomali +1,58 gradë mbi mesataren e referencës, në të cilën muajt janar kishin një peshë të konsiderueshme me +2,37 gradë në krahasim me mesataren dhe prilli, më i nxehti ndonjëherë me +3.5 gradë mbi mesataren.

/News31