NEWS 29 Gusht 2023, 16:55

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në reanimacion!

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë

Ish-kryeministri Fatos Nano duket se është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa sipas informacioneve që vijnë nga "News24" ai ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit "Hygeia" në Tiranë.

Mësohet se politikani ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr ndihmë të specializuar mjekësore, megjithatë ende nuk është bërë me dije asnjë informacion zyrtar, shkaqet e përkeqësimit të gjendjes së tij dhe arsyeja e komplikacioneve të papritura. 

Ish-lideri i Partisë Socialiste, 70 vjec, nuk dihet të ketë pasur një histori mjekësore të komplikuar, të paktën mesa dihet zyrtarisht dhe ka gëzuar gjendje të mirë shëndetësore të paktën deri më tani. Më shumë informacionee pritet të merren në orët në vazhdim. 

/News31