
Vendosje
Produkti
Produkti

NEWS 22 Shkurt 2023, 16:26
Ish-kryeministri Berisha njofton protestën e radhës, kur do të mblidhet opozita para Parlamentit?

NEWS-31
Opozita duket se do t'i qëndrojë linjës së saj të protestave, teksa është bërë me dije se sikurse edhe në seancat e fundit plenare, mbështetësit e saj do të mblidhen sërish para Kuvendit.
Ka qenë kryetari i PD dhe njëkohësisht ssh-kryeministri Sali Berisha që ka njoftuar se protesta do të mbahet gjatë paradites në orën 10:00 para Parlamentit, ndërsa mendohet se edhe gjatë seancës deputetë të opozitës do të vazhdojnë rezistencën ashtu sic kanë vepruar herët e fundit.
Ndërkohë, kujtojmë se opozita ka njoftuar protestën e radhës kombëtare në datë 3 Mars, ditën që gjykata do japë vendimin për vulën e PD dhe që me shumë gjasë do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.
/News31