NEWS 3 Gusht 2022, 20:57

Instituti Shëndetit Publik: Kaluam pikun e valës së Covid-19

Instituti Shëndetit Publik: Kaluam pikun e valës së Covid-19

Insitituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka deklaruar se jemi duke kaluar pikën e valës së re të Covid-19 dhe se ka nisur rënia e rasteve. Madje sipas epidemiologut Artan Simaku, ulja e infektimeve po vihet re edhe në zonat bregdetare.

Incidenca më e lartë është te grupmoshat mbi 65 veç, ndaj autoritetet bëjnë apel për vaksinim, sidomos me dozë të tretë. Ekspertët thonë se rritja e rasteve ka ardhur për shkak të nënvarianteve të reja të Omicron edhe pse zyrtarisht në vendin tonë nuk është konfirmuar prezenca e ndonjë varianti të ri.

Nga 10 mijë raste aktive në mbarë vendin që u shënuan në Korrik me nisjen e Gushtit ka nisur një ulje e numrit të të infektuarve.

/News31

Burimi: KlanNews