NEWS 25 Korrik 2022, 21:14

Ilir Meta zbulon emrin e ri, si do të quhet LSI nga sot e tutje

Ilir Meta zbulon emrin e ri, si do të quhet LSI nga sot e tutje


Ilir Meta nuk humbi kohë pas largimit nga detyra si President i Shqipërisë, duke marrë menjëherë sot kartën e antarsisë së LSI, moment të cilin e shfrytëzoi për të falenderuar themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa i ftoi të gjithë që nga partia e LSI-së të shkonin në partinë e lirisë. Sipas tij, partinë e sovranitetit dhe referendumit.

Dhe mesa duket Partia e Lirisë do të jetë emri i ri i LSI-së. Meta u shpreh se vetëm një rrugë ekziston për të larguar pushtetin aktual dhe bëhet fjalë për referendumin. Sipas tij vetëm ai mund të shpëtojë shqiptarët.

“Sot bashkë me popullin e 2 marsit, të shpallim non grata kleptokracinë, rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu që bën pazare,” – tha ish-Presidenti, ndërsa bëri një thirrje edhe për njerëzit:

 

“Tani ka vetëm një rrugë, referendumi! Vetëm referendumi është garancia se Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Nuk ka forcë në botë që t’i blejë 3 milionë shqiptarë. Mos harroni Atdheun, fëmijët tuaj. Fëmijët tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë, por Atdheu është vetëm këtu. Prandaj ju ftoj në partinë e lirisë, sovranitetit, partinë e referendumit. Partia e Lirisë dhe e të gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike. Rroftë Kosova shtet i pavarur”.

Pas paraqitjes të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, kërkohet krijimi i Komitetit Organizator, me këto detyra:

1.Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

2.Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.

3.Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë Agim Nesho.

/News31