NEWS 26 Korrik 2022, 15:00

Ilir Meta publikon logon e Partisë së Lirisë, zbulon nëse do të jetë forcë e majtë apo e djathtë

Ilir Meta publikon logon e Partisë së Lirisë, zbulon nëse do

Një ditë pasi mori drejtimin e Partisë së Lirisë, ish-LSI, Ilir Meta ka zhvilluar sot konferencën e parë të kësaj force politike. Pak minuta para se të niste konferencën, ai zbuloi edhe logon e re të partisë, pasi më parë i ndryshoi edhe emrin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai bëri me dije se logoja do jetë si më poshtë:

Ilir Meta publikon logon e Partisë së Lirisë, zbulon nëse do

 

Ndërkohë, sa i përket diskutimit nëse Partia e Lirisë do të jetë një forcë e majtë apo e djathtë, ai u shpreh:

“Partia e Lirisë është patriotike që do të ndezë shpresën. Partia e Lirisë, është liria. Sovraniteti është i majtë apo i djathtë. Është gjithëpërfshirëse. Këtu jemi në një moment ku nuk kemi të bëjmë me të majtë apo të djathë. PS është e majtë? Partia e Lirisë është patriotike që do të ndezë shpresën”

Po ashtu, gjatë fjalës nga zyra e re, Meta u shpreh i lehtësuar për faktin që tashmë nuk e ka të veshur kostumin e presidentit, duke shtuar se duhet të fillojnë nga puna deri në ditën e triumfit.

“Është e domosdoshmërinë për të rikthyer lirinë. Aleati më i madh i kësaj kleptrokracie është indiferenca e madhe. Tani duhet të fillojmë menjëherë nga puna, për fat të mirë tani nuk e kemi më kostumin që na sillte atë pyetje a i lejohet të flasë kështu një presidenti.

Tani jemi sot dhe deri në ditën e triumfit, të gjithë popullit të lirisë. Armiku kryesor i lirisë nuk është vetëm autokracia, por korrupsioni. Është ky korrupsion që e ka rënduar situatën e çdo qytetari shqiptar në mënyrën më dramatike dhe po përzënë rinjtë.

Situata e rëndë ekonomike është një realitet konkret dhe i pashmangshëm, një shqetësim shumë i madh për të gjithë shqiptarët, që sot ndihen më të rrezikuar se kurrë në përballimin e jetës së tyre të përditshme për shkak të pasojave tepër serioze të krizës ekonomike që ka pllakosur vendi."

/News31