NEWS 23 Korrik 2022, 09:30

Atentati me një të vrarë dhe të plagosur në Milot, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe të plagosur në Milot, si


Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i atentatit mafioz që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qendër të Milotit.

Viktimë e atentatit me armë zjarri ka mbetur Klisman Preçi, 28-vjeç, ndërsa Ylli Brahimi 46-vjeç ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një pallati, ku viktima dhe i plagosuri janë qëlluar nga një makinë në lëvizje, sapo kanë zbritur nga makina e tyre ‘Range Rover’ e cila ishte e blinduar.

Duket se autorët kanë ndjekur lëvizjet e tyre dhe në momentin Preçi është takuar me Brahimin para banesës së këtij të fundit, janë qëlluar me armë zjarri. Në fakt dushohet se objektivi i autorëve ka qenë Ylli Brahimi, 46 vjeçari i cili është gjallë për momentin, nën kujdesin e mjekëve.

Pas atentatit në Milot, një makinë automjet tip “Audi” është duke u djegur Gramëz të Krujës, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët në atentat. Brenda makinës u gjet një armë tip ‘Kallashnikov”.

Si Preçi ashtu dhe Brahimi i kanë shpëtuar atentateve të mëparshme. I riu i shpëtoi plumbave në muajin maj teksa udhëtonte me makinën me kushëririn e tij, por sot plumbat rezultuan fatal për 28-vjeçarin.

/News31