NEWS 26 Janar 2022, 12:20

I ftohti polar në vend, kur pritet të rriten temperaturat?

I ftohti polar në vend, kur pritet të rriten temperaturat?

Moti i keq, shoqëruar me ngrica dhe temperatura që arrijnë deri në -16 gradë celcius, ka mbërthyer Shqipërinë prej disa ditësh.

Megjithatë, vala e të ftohtit gradualisht do të fillojë të largohet nga vendi ynë duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dyja vlerat ditore.

Kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme në Shqipëri duke sjell dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Por nuk do të mund të sjellin reshje në territor.

Meteorologia Lajda Porja tha se nga sot ka një tërheqje të masës së ftohtë.

“Zonat malore mbeten në vlera -4 ose -5 gradë që janë temperature tipike për stinën. Do kemi një riaktivizim të të ftohtit polar në fillim të shkurtit. Në datë 2 shkurt”, u shpreh Porja.

Kujtojmë se Shqipëria gjatë ditëve të kaluara po përballej me mot të ftohtë duke krijuar vështirësi në shumë zona.

Të hënën, skaji më verior i Shqipërisë, Vermoshi,shënoi – 23 gradë C, duke thyer rekord temperaturash, ndërsa në zona të tjera malore termometri shënoi -17 gradë C.

/News31