NEWS 4 Janar 2022, 15:23

Humbi kontrollin e motorrit dhe u përplas me shtyllën e tensionit, ndërron jetë 30-vjeçari në Kamëz

Humbi kontrollin e motorrit dhe u përplas me shtyllën e tensionit,


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte. Një i ri ka ndërruar jetë në Kamëz, pasi ka humbur kontrollin e motorrit me të cilin udhëtonte.

Policia njofton se shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Për pasojë, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/News31