NEWS 21 Janar 2023, 11:25

Homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për 4 protestuesit e vrarë më 21 janar

Homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për 4

Me lule në duar, familjarët e katër protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kanë përkujtuar sot të afërmit e tyre. Homazhet u kryen në sheshin para kryeministrisë, aty ku protestuesit u qëlluan për vdekje 12 vite më parë gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe. Krah familjarëve ditën e sotme kanë qenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, si edhe ministra të kabinetit qeveritar. Rama dhe të pranishmit vendosën karafila të kuq në vendet ku humbën jetën protestuesit dhe më pas shkuan përsëri në ambientet e kryeministrisë

Sot, shënohen 12-vite nga gjarja e 21 janarit e vitit 2011, e cila është një ndër më të dhimbshmet në vendin tonë, pasi mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, qytetarë që janë shpallur që nga ajo kohë pikërisht "Dëshmorë të Atdheut". 

/News31