NEWS 9 Nëntor 2022, 15:35

Historia e 22-vjeçarjes nga Kenia që u dhunua në Tiranë, pas 3 muajsh në koma reagon për herë të parë

Historia e  22-vjeçarjes nga Kenia që u dhunua në Tiranë,

Historia e 22-vjecares nga Kenia që u bë e njohur për publikun nga rrjetet sociale pak ditë më parë, ka marrë vëmendje dy ditët e fundit, teksa ka ardhur një njoftim zyrtar i Policisë për rastin e dhunës ndaj saj, që e kishte lënë në koma në Spitalin e Traumës për më shumë se 3 muaj.  

Kështu nga mediat u bë me dije se e reja ishte dhunuar barbarisht në kryeqytet nga disa persona të identifiuar. Sipas policisë, vajza me inicialet J.A, u gjet pa ndjenja në afërsi të banesës të marrë me qira në Tiranë, ndërsa kallëzimin për ngjarjen e kishte bërë shoqja e saj, që kishte humbur kontaktet me 22-vjeçaren.

Në përfundim të hetimeve prokuroria ka regjistruar procedim penal për rastin. për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë i ditës së sotme:

"Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti."

Ndërkohë një lajm i mirë ka ardhur për të renë ditën e sotme, e cila ka reaguar për herë të parë pas 3 muajsh në koma. Sikurse shfaqet në video-n e mëposhtme, ajo arrin të lëvizë kokën, megjithatë nuk është në gjendje për t’u ngritur nga shtrati.

Mësohet se, familjarët e saj kanë kërkuar që vajza, e cila punonte në një kazino në Tiranë, të transferohej për mjekim të specializuar jashtë vendit, ndërsa sipas "News24", vajza i ishte ankuar nënës së saj para se të ndodhte ngjarja e rëndë se dikush të cilin e njihte e përndiqte. Grupi hetimor i ngritur dyshon se ky mund të jetë personi që ka dhunuar 22-vjeçaren.

/News31