NEWS 6 Nëntor 2022, 13:54

Histori “triller” në Tiranë. 52 vjeçari dhunoi dhe mbajti të ngujuar për 6 vite bashkëshorten dhe 2 djemtë

Histori “triller” në Tiranë. 52 vjeçari dhunoi dhe


Një histori e denjë për filmat thriller ajo që ka ndodhur në Tiranë, pranë bregut të Lumit, ku një grua bashkë me dy djemtë e saj ka qëndruar e ngujuar për 6 vite në banesë për shkak të prirjeve radikaliste të kryefamiljarit.


Xherxh (Gjergj) Laçi, 52 vjeç, u arrestua nga policia sot pas denoncimit për kërcënimin, dhunimin dhe ngujimin e bashkëshortes dhe dy djemve 15 dhe 17 vjeç, të cilët nuk i lejonte të dilnin nga shtëpia.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se kanë qenë familjarët e gruas që kanë denoncuar në polici 52-vjeçarin duke treguar atë që po ndodhte.

“Ju nuk mund të dilni jashtë se mund të infektoheni”, kanë qenë fjalët e 52-vjeçarit drejtuar gruas dhe dy djemve, të cilët i ka kërcënuar me jetë me armë të ftohta dhe nën terror psikologjik.