NEWS 4 Gusht 2022, 11:18

Gledis Nano vizitë në familjen Avdia: "Kam ardhur si prind, si qytetar"

Gledis Nano vizitë në familjen Avdia: "Kam ardhur si prind, si

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. ka vizituar paraditen e sotme familjen Avdia, që humbën vajzën e tyre 7-vjecare, Jonadën, në ngjarjen e rëndë të Himarës.

Pas vizitës së ngushëllimit, Nano u shfaq tepër i prekur përpara mediave dhe tha se shkoi tek kjo familje si prind dhe qytetar, ndërsa nuk do që vizita e tij të keqinterpretohet.

“Vizita ime sot nuk dua të keqinterpretohet. I shpreha familjes ngushëllimet për humbjen tragjike të fëmijës. Kam ardhur si prind, si qytetar. Përveçse çfarë ka ndodhur dhe vështirësive, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë. Janë duke vuajtur gjithë çfarë ndodhi”- tha Nano ndër të tjera. 

/News31