Gjykata merr vendimin për policin Arjan Tase, çfarë tha ai në seancën gjyqësore

Tre ditë pas tragjedisë në plazhin e Potamit, Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Arjan Tasen, i cili i mori jetën me skaf në breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare. Mbi Tasen, tashmë rëndon akuza për veprën penale “Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte”. Seanca për masën e sigurisë ndaj ish-shefit të Policisë u zhvilluar ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohej nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze.
Ndërkohë Tase u ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Avdia. Gjatë seancës ai nuk ka pasur asnjë kundërshtim ndërsa ka kërkuar falje edhe për policinë e shtetit.
Sipas "Abc" këto kanë qenë fjalët e ish-policit në gjykatë:
Dua t’i kërkoj falje familjes të së miturës për tragjedinë që i kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq.
Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time.
Kështu, Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin për "arrest me burg" të Gjykatës së Vlorës.
Kujtojmë se Prokuroria e Vlorës e ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit. Hetuesit nuk kanë pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë kërkuar vrasje me dashje indirekte, për të cilën edhe do të gjykohet. Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim 10 deri në 20 vite, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.
Sipas hetimeve të kryera, të cilat sigurisht janë paraqitur edhe sot në seancë, ka rezultuar se Tase është futur në një perimetër ku nuk lejohen mjetet lundruese. Nga burime mësohet së janë edhe 3 dëshmi në Dosjen e Prokurorisë rreth faktit si ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë në dosje janë edhe aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe aktit për kqyrjen e gomones.
/News31