Gjykata jep "arrest me bug" për kandidain e opozitës në bashkinë Himarë, por emri i tij do vazhdojë të jetë në fletën e votimit!

Ka përfunduar seanca gjyqësore për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili kandidon nesër për bashkinë e Himarës. Kujtojmë se ai u arrestua ditën e djeshme, 48 orë para 14 majit, me akuzën e kurrupsionit aktiv, teksa sipas Prokurorisë, nga një operacioni i Policisë, u kap duke blerë vota.
Ndërkohë sot, trupa gjykuese e Gjykatës së Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Belerin, teksa "News 24" raporton se dosja e tij i kalon SPAK. Beleri nëpërmjet avokatit të tij ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi vuan nga diabeti, por kjo nuk u pranua.
Nga ana tjetër sot më herë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas arrestimit të Belerit, ndërsa ka bërë me dije nëpërmjet një stautsi në faqen zyrtare të KQZ se në fakt kandidati i opozitës do të vazhdojë të jetë kandidat dhe emri i tij do të vijojë të jetë në fletën e votimit ditën e nesërme.
“Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”-shkruan KQZ.
Kujtojmë se Fredi Beleri u bë pjesë e debatit politik në mesjavë për shkak të një deklarate që bëri gjatë një interviste për gazetën greke ‘Protothema’, në të cilën ai përmendi një plan për helenizimin e Himarës, ndërsa arrestimi i tij erdhi disa ditë pas kësaj deklarate, cka ka nxitur edhe reagime nga ambasada e Greqisë dhe disa deputetë të parlamentit të shtetit fqinj, megjithatë akuzat ndaj tij rëndojnë për korrupsion dhe ndikim në zgjedhjet e 14 majit.
/News31