Gjykata e Tiranës merr vendinim për Dritan Goxhajn, ish-luftëtarit i UÇK do të ekstradohet në Hagë!
Gjykata e Tiranës ka vendosur t’i hapë rrugë ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Ky i fundit, u arrestua në Shqipëri në verën e këtij viti, ndërsa pasi është mbajtur në qeli deri më tani,pritet të ekstradohet në Gjykatën e Hagës, atje ku edhe shumë pjestarë të tjerë të Ushtrisë Clirimtare t Kosovës janë duke u gjykuar apo kanë marrë dënimet përkatëse.
Akuza e cila rëndoni nga Goxhaj nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e për të cilën edhe do të gjykohet, është se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.
Avokatët e Dritan Goxhaj e kanë konsideruar si politik arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK, ndërsa mbështetës të tij kanë protestuar vazhdimisht me parrulla duke kundërshtuar ekstradimin e tij, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
/News31