NEWS 11 Janar 2022, 14:40

Gjykata e la në burg pas vdekjes së 3-vjeçarit, zbardhet dëshmia e edukatores

Gjykata e Fierit la sot në masën e ‘arrestit me burg’ me afat 30-ditor edukatoren 27-vjeçare të kopështit privat në Fier ku ndërroi jetë 3-vjeçari.  Binjaku mësohet se nuk është paraqitur fizikisht në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, i cili është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” për klienten e tij.

Binjaku i ka dërguar një letër Gjykatës së Fierit ku i bën me dije se e ka të pamundur të marrë pjesë në seancën ndaj saj, pasi nuk ishte mirë psikologjikisht. Në letrën e saj, Binjaku shpreh ngushëllimet për familjen e 3-vjeçarit dhe thotë se si pasojë e gjendjes së saj tepër të rënduar, e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë seancë, ndaj ka kërkuar përfaqësimin nga avokati i saj, Ylli Asimetaj.

 

 

Letra e Redina Binjakut drejtuar gjykatës:

“Unë shtetësja Redina Binjaku mora njoftim për seancën gjyqësore të datës 11.01.2022 ora 10:00. Në radhë të parë I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të miturit. Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marr pjesë në zhvillimin e seancës për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Ylli Asimetaj, Anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier.”, ka shkruar në letrën e saj edukatorja 27-vjeçare drejtuar Gjykatës së Fierit.

 

Gjykata e la në burg pas vdekjes së 3-vjeçarit, zbardhet

/News31