Gjoba për turistët që qëndrojnë në ura ose shkallë, Venecia përcakton rregullat e reja për vizitorët
Rregulla të reja janë vendosur në Venecia për të menaxhuar fluksin e vizitorëve. Eksperimentimi i biletës së hyrjes në qytet ka nisur që në muajin prilli dhe synon të riorganizojë turizmin në vend, por së fundmi rregullat e reja kërkojnë të lehtësojnë jetën e atyre që jetojnë në qytet.
Janë me qindra turistë të huaj, veçanërisht amerikanë, të cilët zbarkojnë herët në mëngjes në Riva degli Schiavoni. Mirëpo, nga data 1 gusht do t’iu duhet të presin guida të specializuara që parashikon një kufi maksimal prej njëzet e pesë personash për grup. Më pas, udhëtarët ndahen në kontigjente të vogla. Midis rregullave të reja, parashikohet edhe ndalimi në vende si ura apo shkallë, që shkakton pengesë në lëvizjen e këmbësorëve.
Ditët e para të kësaj rregulloreje përgjithësisht janë zbatuar dhe ka pasur pak gjoba. Mirëpo temperaturat e larta e kanë bërë më të vështirë situatën për turistët, të cilët janë detyruar të grumbullohen në zona me hije duke krijuar një bllokim të përkohshëm trafiku.