NEWS 19 Shtator 2023, 18:05

Gazetarit shqiptar i ndodh e papritura: "Edhe shofer që të shtyp në transmetim live..."

Gazetarit shqiptar i ndodh e papritura: "Edhe shofer që të shtyp

Një incident i papritur i ka ndodhur ditën e sotme gazetarit të MCN TV, Arsen Rusta, i cili ka qenë në transmetim live për edicionin e lajmeve nga selia e Prokurorisë së Posacme, kur është goditur nga një makinë në lëvizje. Më saktësisht, në video-n që është bërë tashmë virale në rrjetet sociale, gazetari shihet duke raportuar të rejat më të fundit, kur një makinë është duke ecur mbrapsht dhe mesa duket nuk e vë re gazetarin, ose më keq akoma, e vë re dhe bën drejt tij. 

Në video shihet se si Rusta goditet, fatmirësisht lehtë nga makina dhe kur automjeti ndalohet, gazetari i kundërpërgjigjet veprimit aspak të këndshëm të shoferit dhe ndalon për një moment raportimin. Gazetarja nga studioja i kërkon edhe pak vetëpërmbajtje, ndërsa Rusa shprehet: ‘Epo edhe shofer që të shtyp në transmetim, live, s’ka ndodhur.."

Më pas, me kërkesë të gazetares, transmetimi ndërpritet për një moment, që edhe Rusta të ndryshojë vendndodhje, ndërsa ndërprehet edhe komunikimi që ka pasur gazetari më pas me shoferin. Reagimi i tij ka marrë komente të ndryshme në rrjet, ndërsa është një nga herët e rralla që shohim të ndodhë dicka e tillë. 

/News31