NEWS 6 Maj 2022, 22:12
Futet testi i drogës në Shqipëri, punonjësja e policisë shpjegon si funksionon
NEWS-31
Policia e Shtetit, prej një muaji po përdor për herë të parë një pajisje për të testuar nëse shoferët kanë konsumuar drogë.
Silva Mërtiri, specialiste për Shkeljet Administrative në Policinë e Shtetit, shpjegoi në emisionin “Sot” në Euronews Albania se si funksionon kjo pajisje.
Mërtiri tha se kjo pajisje çdo lloj droge që mund të ketë konsumuar personi specifik.
“Bëhet fjalë për një kit me anë të cilit merret esencë nga sekrecionet e pështymës dhe më pas vendoset te pajisja që tregon për 2-3 minuta nëse drejtuesi i mjetit ka konsumuar drogë ose jo”, shpjegoi ajo.
Mërtiri tha se nëpërmjet këtij testi provohet se cila lloj droge është konsumuar, ndërsa testi del pozitiv ose negativ.