NEWS 23 Korrik 2022, 13:25

Francë/ Gjobë për ata që mbajnë kondicionerin ndezur dhe njëkohësisht dritaren apo derën hapur!

Francë/ Gjobë për ata që mbajnë kondicionerin ndezur

Kriza dhe i nxehti kanë bërë që edhe Franca të marrë masa gati drastike për bizneset, madje në kufijtë e të pabesueshmes. Nga mediat e huaja mësohet se dyqanet me ajër të kondicionuar në Paris do të duhet të mbyllin dyert dhe dritaret nga e hëna, ose do të përballen me një gjobë.

Masa merret për të reduktuar konsumin e energjisë, sipas një vendimi të marrë, të premten 22 korrik, nga bashkia e kryeqytetit francez.

Vendimi, i miratuar, synon të reduktojë shpenzimet e energjisë për shkak të krizës energjetike. Vendimi do të jetë në fuqi edhe në muajt e dimrit dhe hyn në fuqi të hënën. Sipas autoriteteve personat që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten deri në 150 euro. Pra i lejohet ose ajri i kondicionuar, ose të mbajnë dyert dhe dritaret të hapura. 

Në vendimin e marrë thuhet: "Nga pasojat e ngrohjes globale në Paris dhe nevoja urgjente për të reduktuar konsumin e energjisë në periudhën aktuale."

/News31