NEWS 30 Gusht 2023, 22:15

(Foto) Pamjet fantastike të “Hënës Blu” nga Tirana!

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sonte (e mërkurë, 30 gusht) ka dalë një nga hënat  më të mëdha dhe më të ndritshme të vitit, e quajtur ndryshe edhe "Hëna Blu", një term që mund të përfaqësojë dy gjëra: Ose hëna e tretë e plotë në një sezon që ka katër hëna të plota, ose, më shpesh, e dyta nga dy hënat e plota që bien në një muaj kalendarik.

Pamje fantastike të kësaj hëne janë shkrepur edhe nga piramida e Tiranës, e cila sonte ka shërbyer për qytetarë të shumtë si vendi ideal për të shijuar këtë fenomen.

Kjo Hënë e Plotë Blu do të jetë gjithashtu një “super hënë e plotë”, një term popullor që ndodh kur sateliti ynë fizik është më afër Tokës, duke e bërë atë të duket pak më i madh në qiell.

/News31