“Flurona” mbërrin në shtetin fqinj, a rrezikon Shqipëria? Flasin imunologët
Veç variantit Omicron, shkencëtarët në gjithë botën, janë alarmuar për “Flurona”, që u gjurmua për here të parë në Izrael, dhe që është një kombinim i gripit dhe Covid-19. Ky variant ka mbërritur dhe në një shtet fqinj të Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut, ku janë identifikuar 3 rastet e para.
Por sa rrezikon Shqipëria? Imunologu Gent Sulçebe tha për “ABC e mëngjesit”, se nuk mund të themi se do të ketë një epidemi, por rreziku është.
“Në këtë stinë të dy viruset qarkullojnë, në raste të veçanta mund të kemi kombinim nga njerëz të pambrojtur, por janë të rralla. Nuk mund të themi se mund të kemi epidemi. Por një situatë gripale si zakonisht.”, theksoi ai.
Sulçebe shtoi se është i nevojshëm imunizimi pasi jemi në fazën fillestare të kësaj vale.
Ndërsa Taulant Muka theksoi se pranvera e këtij viti do të shënojë dhe fundin e pandemisë. Ai shtoi se virusi do të qarkullojë por do të jetë i pranueshëm për shoqërinë dhe se nuk do të ketë ngarkesë shtrimi në spital.
/News31