NEWS 10 Janar 2022, 13:16

Flet nëna e 3 vjeçarit që humbi jetën në kopësht: "Më morën dhe më thanë se djali është mirë"

Flet nëna e 3 vjeçarit që humbi jetën në

Ditën e sotme familjarët e 3-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në një kopësht privat në qytetin e Fierit pak ditë më parë, kanë protestuar para Prokurorisë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike. Sipas tyre kopështi ditën e sotme ka qenë i hapur, ç'ka për ata është një vrasje e dytë. Familjarët e 3-vjeçarit kanë deklaruar se u kanë thënë se kopshti ka kamera sigurie, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, por kur ata kanë shkuar për t'i marrë, u kanë thënë që nuk punonin.

E ëma e fëmijës është shprehur se ajo ka qenë personi i parë që kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se çfarë kishte ndodhur. Sipas saj, fillimisht i kanë thënë se i biri ishte mbytur me litarin e bluzës dhe se ishte në gjendje të mirë, madje edhe ishte përmendur, por kur ka shkuar në spital, i kanë thënë se ishte në sallën e operimit. Më tej deklaron se kur u kishte kërkuar që të hynte në sallë, i ka thënë doktori se fëmija kishte ardhur pa shenja jete.

"Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna e 3-vjeçarit.


Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në një prej kopshteve private të qytetit të Fierit, ku fëmija 3-vjeçar ndërroi jetë si pasojë e mbytjes gjatë kohës që ishte në kopësht dhe po kërkonte të merrte çantën. Nga ekspertiza rezultoi që 3 vjeçari kishte mbërritur pajetë në spital dhe kishte një shenjë në grykë e cila ishte shkaktuar nga kapuçi i xhupit të tij.

Një ditë pas ngjarjes, policia ka arrestuar edukatoren e kopshtit, Redina Binjaku 27 vjeçare, me akuzën se ishte treguar e pakujdesshme ndërkohë që fëmija i mitur ishte nën përgjegjësinë e saj.

/News31