NEWS 4 Nëntor 2022, 09:34

Flet babai i infermieres që dhunoi të moshuarën në Pejë: Vajza ime është keq

Flet babai i infermieres që dhunoi të moshuarën në

Babai i ish-infermieres tanimë, Aurona Pelaj ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku u dhunua nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj.

Në një prononcim për T7, ai është shprehur se gjendja shëndetësore e vajzës së tij nuk është e mirë. Gjithashtu zotëria ka treguar edhe disa detaje se si e ka marrë veshë rastin në fjalë, duke shtuar se edhe pse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me gjithçka çfarë ka ndodhur.

“Kur jam ardhë prej pune kanë thanë që 10 minuta ka ndodhe ky rast. Tash unë e kry punën dikun 2:10-2:15 kish pas kry ky rast. Aiii sa jam shqetësu, shumë, sdi, edhe pse kam kerku falje, marre”, tha ai.

Në vijim ai zbuloi se ka angazhuar një avokat për rastin e vajzës së tij.

“Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”, shtoi ai.

Seanca gjyqësore ndaj 3 infermiereve të Shtëpisë së Pleqeve “Orenda” për rastin e dhunës ndaj të moshuarës u shty. Kjo me kërkesë të avokatëve të të dyshuarave.