NEWS 3 Nëntor 2022, 13:39

Flet aktorja që publikoi videon e të moshuarës që u dhunua në Pejë: Po më kërcënojnë...

Flet aktorja që publikoi videon e të moshuarës që u dhunua

Aktorja Kaltrinë Zeneli ishte ajo që shpërndau në rrjete sociale videon ku e bujshme ku e moshuara dhunohej nga infermieria në shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Gjatë një prononcimi për “Telegraf”, Kaltrina u shpreh se ka marrë shumë kërcënime nga njerëzit për shpërndarjen e videos. Gjithashtu ajo tregoi se shumë vajza me të njëjtin emër si ajo, po marrin kërcënime për shkak të keqkuptimeve.

“Është e vërtetë që unë po kërcënohem në rrjetet sociale për videon që e kam shpërnda gjatë natës së mbrëmshme. Unë në rrjetet e mija sociale e kam emrin Kaltrinë Zeneli dhe jo Kaltrina Zeneli dhe persona kanë kërcënuar edhe dikë tjetër. Vajza në fjalë më është drejtuar mua dhe m’i ka dërguar mesazhet që ka marrë prej personave të ndryshëm. Vajza që ka emrin e njëjtë me mua më ka treguar se e ka denoncuar njërin prej komentuesve që i ka dërguar një mesazh kërcënimi”, theksoi ajo.

Në vijim aktorja sqaroi edhe keqkuptimin ku shumë njerëz dyshojnë se ishte pikërisht ajo që kishte xhiruar videon.

“Njerëzit po mendojnë që vajza e cila e ka xhiruar atë video kam qenë unë, është një keqkuptim këtu. Unë nuk kam xhiruar, nuk jam pjesë e videos. Jam ajo që e kam shpërnda dhe e kam denoncuar rastin gjë që nuk jam fare e penduar. Unë kam marrë kërcënime edhe nga njerëz që më kërcënojnë me gjuhë të ndryshme si spanjolle,  italisht dhe anglisht. Unë po brengosem për vajzat që e kanë emrin si unë dhe po përballen me këtë rast”, përfundoi ajo.