NEWS 24 Nëntor 2022, 15:18

Filmi i animuar që ka në qendër dy djem të vegjël që dashurohen bëhet shkak debati, kinemaja në Tiranë anulon premierën e tij

Filmi i animuar që ka në qendër dy djem të vegjël

"Strange World" është një film i ri i animuar nga Disney, që tregon aventurën e një grupi familjar dhe miqsh, në zbulimin e një bote të re, por ajo cka e bën të vecantë është se është i pari film i animuar nga kjo kompani që ka si personazhë kryesorë dy djem të komunitetit LGBTQ. Më saktësisht, në qendër të filmit, i cili është edhe i përkhtyer në shqip dhe pritej të ishte edhe në kinematë e Tiranës, janë dy djem të vegjël që dashurohen me njëri-tjetrin.

Ky subjekt i pranishëm në film, ka sjellë edhe reagimin e shoqërisë civile në vendin tonë, më saktësisht e "Aleancës për Mbrojtjen e Familjes dhe Jetës", teksa përfaqësues së kësaj aleance dolën ditën e sotme, 24 nentor, përpara kinemasë që do të shfaqte premierën e "Strange World", për tu bërë thirrje prindërve të tregohen të vëmendshëm.

Ndër të tjera ata thanë se ky film nuk duhet parë nga fëmijët pasi disa mediave të huaja, "i mëson fëmijëve që të jenë gay është gjëja më normale e mundshme" ndërkohë që po ashtu kërkuan që të ndalohet transmetimi i tij në kinema pasi "dëmi që mund t'i shkaktojë fëmijëve dhe brezit të ri është shumë i madh." 

Një tjetër problem që ata shohin është edhe përkthimi që i është bërë në shqip, nga "Strange World" në "Botë e Mrekullueshme", cka sipas përfaqëueseëve të aleancës nuk bën sens. Ndërkohë një tjetër mendim ndan për filmin, Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës kundër diskriminimit LGBT.

Sipas Xhenit "Strage World" është "një film edukativ që realisht ja vlen të shihet, për ti mësuar fëmijët me kuturën e pranimit, me kulturën e respektit për tjetrin".  Po ashtu ajo shprehet se "fëmijët LGBT, janë fëmijë që janë heronj në jetën e tyre të përditshëm sepse përballen me bullizmin nëpër shkolla dhe ne këtë e dijmë shumë mirë, përballen me dhunën në familje, me dhunën në shoqëri”

Si rezultat i debateve të shoqërisë civile në lidhje me filmin, njëra nga kinematë sipas "Ora News", e anuloi shfaqjen duke mos përcaktuar nëse do kishte një datë tjetër për të interesuarit.

/News31