“Emigrantët sollën virusin”, epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon kur pritet rritje e infektimeve
Varianti Omicron i Covid-19 ka vendosur në alarm shumë vende të botës, mes të cilave edhe Shqipërinë. Duket se ai ka “mbërthyer” vendin tonë, dhe kjo duket qartë në numrin e lartë të infektimeve çdo ditë.
Për epidemiologun Ilir Alimehmeti, kjo rritje në javët e fundit ishte e pritshme. Ai u shpreh për “Klan News” se do të kemi një rritje të infektimeve e cila sipass tij do të zgjasë 3-4 javë.
Mjeku tha se ardhja e emigrantëve për festa nga Europa ka ndikuar në shtimin e infektimeve që është vërejtur së fundmi në vendin tonë.
“Kemi një ecuri shumë të ngjashme me ecurinë e vjetshme, që do të thotë se rastet filluan të rritesh javën e dytë dhe të tretë të Janarit, sepse virusi fillimisht shkon në Evropën Perëndimore ku ne kemi të afërmit tonë, të cilët kthehen për festa dhe na sjellin virusin. Do të kemi një rritje që pritet të zgjasë rreth 3-4 javë”, u shpreh mjeku Alimehmeti.
/News31