Elon Musk nis “epokën e ndryshimeve”, zbulohet CEO e re e Twitter

Elon Musk njoftoi sot më herët se do të heqë dorë nga drejtimi i Twitter, duke nisur kështu një "epokë ndryshimesh" në platformën sociale, duke vendosur në krye të tij një grua. Tani është mësuar se në krye të platformës do të vendoset Linda Yaccarino, ish-drejtoresha e reklamave në "NBC Universal".
“Pres që të punoj me Linda-n për të transformuar platformën në X, aplikacionin që do përmbajë gjithçka”- shkruajti miliarderi në Twitter.
Kujtojmë se ish-personi më i pasur në botë e bleu Twitter vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë dhe më parë e ka përmendur faktin se do ta linte pozicionin si CEO kur të gjente një tjetër person që do të merrte vendin e tij. Kështu, Linda Yaccarino pritet që të sjellë në Twitter një frymë të re, duke marrë parasysh edhe përvojën e saj 12-vjeçare në media.
/News31