NEWS 31 Korrik 2022, 14:33

Elbasan/ Vrau bashkëjetuesen për arsye xhelozie, arrestohet pas më shumë se 24 orëve Ramis Mici

Elbasan/ Vrau bashkëjetuesen për arsye xhelozie, arrestohet pas

Policia në Elbasan ka raportuar sot se ka arrestuar autorin e krimit tronditës së ditës së djeshme, Ramis Mici. Për arsye xhelozie ai masakroi me thikë, duke i marrë jetën, shtetases Jetlira Elezi, me të cilën jetonte në një banesë të marrë me qira në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit.

Viktima, e cila ishte e divorcuar nga martesa e parë, duke qenë edhe nënë e dy fëmijëve kishte patur urdhër-mbrojtjeje pasi bashkëjetuesi Mici, po 37-vjeç, e dhunonte sistematikisht. Ndërkohë dje i mori edhe jetën në mjediset e shtëpisë ku jetonin e më tej u largua në këmbë e duke përplasur me forcë portën kryesore.

Ishin pronarët e banesës që e gjetën të pajetë dhe të masakruar Elezin dhe njoftuan policinë. Autori i dyshuar i krimit, tashmë i arrestuar, rezulton baba i dy fëmijëve e pas divorcit nga nëna e tyre, jetonte në Elbasan në banesën me qira me bashkëjetuesen. Sot, ai u gjet i fshehur pranë përroit të Zaranikës dhe iu vunë prangat!

/News31