Ekzekutoi 40-vjeçarin shqiptar në Greqi, rrëfehet 68-vjeçari grek: "S’doja të përfundonte kështu"

Ka dhënë deklaratën e tij në polici mbrëmjen e djeshme 68-vjeçari grek, i cili ekzekutoi me armë gjahu një 40-vjeçar shqiptar mesditën e së premtes në Pire të Greqisë. Sic mund ta keni lexuar, ngjarja ndodhi pranë një parkingu ku punonte viktima, ndërsa mësohet se mes shqiptarit dhe shtetasit grek ka pasur konflikte të vazhdueshme.
Pas debatit të djeshëm mes tyre, autori ka shkuar në banesën e tij, mori armën dhe u kthye tek parkingu ku qëlloi dy herë me plumb në kokë babain e tre fëmijëve. “Mbarova me ty”, - mësohet t'i ketë thënë autori i ngjarjes 40-vjecarit dhe më pas është rikthyer në banesë ku ka pritur policinë për ta arrestuar.
Ndërkohë është zbuluar edhe dëshmia e shtetasit grek për policinë, ku është shprehur: “Kishim përplasje prej disa vitesh. Makinat i vendosnin në parking dhe në trotuar, bllokonin rrugën. E kisha shprehur disa herë indinjatën time, s’doja që të përfundonte kështu.”
Sipas dëshmitarëve konfliktet mes 68-vjeçarit dhe viktimës, si edhe me fqinjët e tjerë ishin thuajse të përditshme.
/News31