E trishtë! Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, Demir Gjergji


Dita e sotme ka qenë e trishtë për botën e letërsisë dhe artit shqiptar. Poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij ku ka njoftur për humbjen e jetës së babait të tij.
“Shokë dhe miq të babit tim , DEMIR GJERGJI , me dhimbje të madhe ju njoftoj se babi nderroi jete !Homazhet do të Kryhen diten e Marte nga ora 8:30 tek Shtëpia ,me pas do e shoqerojme për ne banesen e fundit !Faleminderit”, shkruan i biri.
Demir Gjergji, është një emër i njohur në letrat shqipe, ku për dy dekada shërbeu si gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.
Gjatë periudhës së shkollë së mesme ai u dallua për pasionin për poezinë dhe letërsinë dhe menjëherë angazhohet në shtypin e shkruar. Shkrimi i tij i parë ka qenë një reportazh i cili botohet në gazetën “Zëri i Rinisë” për të vazhduar më pas me plot shkrime në gazetën “Drita”, “Adriatiku” dhe revistën “Nëntori”.
Në këtë kohë Demir Gjergji fillon të shkruajë dhe poezitë e tij të para, të cilat po ashtu i botohen në gazetat e kohës.
/News31