NEWS 16 Shtator 2023, 18:43

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetarja e "Zërit të Amerikës", Rudina Dervishi !

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetarja e "Zërit të

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të "Zërit të Amerikës", është ndarë nga jeta në moshën 53-vjecare. Lajmi i keq është bërë me dije sot, por moderatorja në fakt është larguar nga jeta të martën, më 12 Shtator, pas një beteje 2-vjeçare me kancerin e gjirit.

Ikja e saj e parakohshme është padyshim një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, si edhe për të gjithë publikun e median shqiptare. Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

/News31

Burimi: VOA