NEWS 2 Maj 2023, 09:26

E rëndë në Vorë/ Burri godet me sëpatë bashkëshorten

E rëndë në Vorë/ Burri godet me sëpatë

Një grua ka mbetur e plagosur gjatë orëve të mesnatës në Vorë, pasi është goditur me mjet prerës nga bashkëshorti.

68-vjeçarja Vasilika Budlla është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që autori 70-vjeçar i identifikuar si Qazim Budlla, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai është shoqëruar në polici, ndërsa ka nisur hetimi për ngjarjen.

 

 

Burimi: Top Channel