NEWS 1 Gusht 2022, 14:02

Ndërhyri për të shuar një konflikt për shkak të parkimit, ndërron jetë 56-vjeçari pasi u dhunua barbarisht nga fqinji i tij

Ndërhyri për të shuar një konflikt për shkak të

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Tiranë, ku një 56-vjeçar, i identifikuar si Nikolin Staka me profesion mësues, i lindur në Laç dhe banues prej një muaji në Tiranë, ka ndërruar jetë në banesën e tij pasi është dhunuar për vdekje nga fqinji i tij. 

Ditën e ngjarjes, më datë 30 korrik, viktima ka parë nga ballkoni i banesës që fqinji i tij, Alban Meneri, po debatonte me një grua për punë parkimi dhe i ka folur nga lart. Pasi janë takuar në sheshin poshtë pallatit, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë Nikolinin dhe ka ikur nga vendi e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.