NEWS 10 Janar 2022, 18:38

E rëndë në Kukës! 23-vjeçari përplas tre të mitur dhe braktis mjetin

E rëndë në Kukës! 23-vjeçari përplas tre të


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Kukës!

Pak pas festave të fundvitit, një 23-vjeçar me iniciale A.L. është arrestuar nga policia e Kukësit pasi 8 ditë më parë ka përplasur tre të mitur në afërsi të spitalit të qytetit.

Sipas policisë, pasi ka aksidentuar të miturit, përkatësisht 12, 16 dhe 17 vjeç, 23-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin i cili nuk kishte as targa dhe as dokumentacion.

“Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës. Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/News31