E rëndë në Elbasan/ Kunati vret kunatën me sëpatë, identifikohen viktima dhe autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bradashesh të Elbasanit, teksa "Abc News" raporton se kunati ka vrarë me sëpatë kunatën. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur 58-vjeçari Refik Tashi ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, Alma Qevani, 44-vjeç në fshatin Kusarth e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Autori pasi ka kryer krimin ka vrapuar në drejtim të aksit kryesor, aty ku policia kishte ngritur një pikë kontrolli për kapjen e autorit të plagosjes në Peqin. Efektivët kanë konstatuar 58 vjeçarin me sëpatë dhe duart me gjak, e më pas e kanë kapur dhe arrestuar.
Ndërkohë një prej dëshmitarëve të rastit ka treguar momentin rrëqethës kur ndodhi ngjarja, ndërsa rrëfen se dëgjoi zhurma dhe kur doli jashtë pa 44-vjeçaren të shtrirë përtokë dhe e motra ishte pranë saj e mbuluar në fytyrë me gjak. Fqinja i përshkroi dy motrat si vajza të mira dhe se nuk kishin probleme me njeri.
Ndërsa një tjetër fqinje tha: “Ishte shumë vajzë e mirë. Unë nuk e njoh, thjesht e kam parë kalimthi. Nuk kemi dëgjuar as sherr edhe as debate. Unë nuk kam qenë në shtëpi kur ndodh ngjarja.”
/News31