NEWS 8 Maj 2023, 11:45

E rëndë në Durrës, gruaja bie nga kati i 3-të i pallatit

E rëndë në Durrës, gruaja bie nga kati i 3-të i

Një grua rreth të 60-ave ka rënë nga lartësia, në një pallat në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit në Durrës. Gruaja, banore e pallatit, ka rënë nga ballkoni i një apartamenti në katin e tretë të pallatit. Ajo është përplasur fillimisht me tendën e njërit prej dyqaneve që ndodhet në katin e parë të objektit dhe më pas ka rënë në tokë.

Në gjendje të rënduar shëndetësore ajo është dërguar në spital, ndërkohë që grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë identifikimin e saj dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse e dëmtuara ka rënë aksidentalisht, apo ka qenë një tentativë për t’i dhënë fund jetës.

 

 

Burimi: Top Channel