NEWS 9 Janar 2022, 18:00

E rëndë! Burri vret gruan me kallashnikov në Vaun e Dejës, më pas plagos veten

E rëndë! Burri vret gruan me kallashnikov në Vaun e Dejës,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin tonë. 55-vjeçari Niko Hila ka ekzekutuar me breshëri kallashnikovi bashkëshorten e tij, Xhuliana Topalli, vetëm 40 vjeç. Ngjarja tragjike brenda familjes raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në fshatin Nënfshat të Vaut të Dejës.

Hila, në rrethana ende të paqarta ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar të shoqen duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, mësohet se 55-vjeçari me të njëjtën armë, ka qëlluar edhe veten e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

Niko Hila ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk është ende në gjendje të flasë për të treguar mbi motivet e krimit që tronditi Vaun e Dejës e rrethanat e ngjarjes. Banesa e çiftit ku dhe ka ndodhur vrasja është rrethuar nga forca të shumta policie.

/News31