Dy aksidente brenda pak minutash, në Pogradec përplaset polaku me motor, në Himarë turistët aksidentojnë njëri-tjetrin
Një aksident është raportuar pasditen e sotme në aksin Qafë Thanë-Pogradec, ku paraprakisht mësohet se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, turist në vendin tonë.
Raportohet se polaku ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa deklarata e Policisë thotë:
“Sot rreth orës 18:26, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”
Ndërkohë një tjetër aksident është shënuar në Himarë, ku sërish janë përfshirë turistë, por këtë herë një automjet tip “Volkswagen” me drejtuese një angelze 44 vjeçare është përplasur me një motormjet, me drejtues një turist austriak, 31 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Llaman”. Si pasojë, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motormjet, një turiste 27 vjeçare nga Franca, e cila ndodhet jashtë rrezikut në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
/News31