NEWS 11 Shtator 2023, 16:04

Durrës/ Ndërron jetë në plazh turistja boshnjake, dyshimet e para!

Durrës/ Ndërron jetë në plazh turistja boshnjake, dyshimet e

Një turiste boshnjake ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ose më saktësisht në plazhin e qytetit, teksa informacioni paraprak që vjen nga Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, teksa dyshohet se shtetasja S.V. 60 vjeç ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin.

Deklarata e Policisë:

"Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasja S. V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë”

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që një turist ndahet nga jeta në vendin tonë këtë vit, teksa më parë shtetas iltaianë apo nga vende të tjera fatkeqësisht kanë mbetur viktima aksidentesh automobilistike apo në plazhe. 

/News31