"Duhet të ndërtojmë një opozitë të vërtetë" Agron Shehaj paralajmëron hapjen e një partie të re?
Deputeti i PD Agron Shehaj ka reaguar sot për situatën në të cilën ndodhet kampi blu. Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se pakica që ka Basha kontrollohet nga Edi Rama, ndaj duhet ndërtuar një alternativë e re dhe një opozitë e vërtetë.
“Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.
PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.
Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.
Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim”, shkruan Shehaj.
/News31