NEWS 11 Janar 2022, 14:28

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ndryshon shefat e qarkullimit në Drejtoritë Vendore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ndryshon shefat e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka bërë ndryshime në disa prej Policive Rrugore në qarqe. Ali Yzeiri, i cili deri më tani ka mbajtur postin e shefit të Policisë Rrugore në Berat, është transferuar dhe emëruar specialist në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Paraardhësi i Yzeirit, Valentin Florini, nga posti i specialistit është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Fier.

Ylli Kondi, i cili deri më tani mbante postin e shefit të “Rrugores” në Fier, është transferuar si shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat. Po ashtu edhe Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë. Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër. Ndërkohë që Altin Dervishaj, shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër ka kaluar në Shkodër. Shefi i këtij qarku, Valmir Nikolli tani ka kaluar në Akademinë e Sigurisë.

Ndryshimet në radhët e drejtuesëve të Policisë në qarqe janë justifikuar me arsyetimin se nevojitej një rifreskim, i nevojshëm sipas Nanos në vendosjen në zbatim të ligjeve për qarkullimin rrugor.

NJOFTIMI I PLOTË:

 

Policia e Shtetit

Me qëllim rifreskimin dhe dhënien e një impulsi të ri në drejtim të marrjes së masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur një sërë ndryshimesh në Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe. Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Valentin Florini, deri tani specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier.

Ylli Kondi, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat. Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër. Altin Dervishaj, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër. Valmir Nikolli, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë.