NEWS 13 Gusht 2022, 11:30

Donald Trump po hetohet për spiunazh pasi FBI gjeti dokumente “top sekrete” në shtëpinë e tij

Donald Trump po hetohet për spiunazh pasi FBI gjeti dokumente “top


Agjentët e FBI-së e kanë lënë rezidencën e Donald Trump në Florida, pas "bastisjes" që mori vëmemendjen e të gjithë botës, me materiale të rëndësishme në bagazhet e tyre. Sipas Fox News, agjentët kanë sekuestruar dokumente dhe dosje, që raportohet se janë prova të sendeve të gjetura ilegalisht, në zotërimin e ish-presidentit amerikan.

Urdhëri i kontrollit që agjentët e FBI kishin, i jep atyre fuqinë për të sekuestruar të gjitha dokumentet dhe të dhënat që përbëjnë prova për kontrabandë, të ardhura nga krimi ose sende të tjera të zotëruara në mënyrë të paligjshme, që sigurisht janë në kundërshtim me ligjinë e SHBA-ve. Përfshirë këtu edhe dokumentet e klasifikuara dhe dosjet presidenciale të krijuara ndërmjet 20 janar 2017 dhe 20 janar 2021, që mendohet se Trump po ashtu i mbante në shtëpi.

Ndërkohë, siç raportohet nga Wall Street Journal, Departamenti i Drejtësisë, në aplikimin për urdhrin e kontrollit, i tha gjyqtarit federal përgjegjës se ka arsye të besojë se ish-presidenti amerikan ka shkelur Aktin e Spiunazhit, një ligj që ndalon posedimin ose transmetimin e informacionit të mbrojtjes kombëtare.

Agjentët e FBI-së mësohet se kanë marrë rreth 20 kuti sendesh, një dosje fotografish, një shënim të shkruar me dorë dhe faljen ekzekutive për aleatin e zotit Trump, Roger Stone. Lista përmbante gjithashtu informacione për “presidentin e Francës”.

Vlen të theksohet se informacioni në bazë të të cilit Trump zotëronte dokumente të shënuara “top sekret”, mund të krijojë një rrezik të konsiderueshëm ligjor për ish-presidentin amerikan. Kjo pasi “top sekret” është niveli më i lartë i klasifikimit, i rezervuar për informacionin më të rëndësishëm të sigurisë kombëtare të vendit. Zakonisht mbahen në objekte të posaçme qeveritare, sepse zbulimi i tyre mund të shkaktojë dëme serioze për sigurinë kombëtare.

Shumë ligje federale ndalojnë keqpërdorimin e materialeve të klasifikuara, duke përfshirë Aktin e Spiunazhit, si dhe një ligj tjetër që ndalon heqjen dhe mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve ose materialeve të klasifikuara. Madje ishte vetë Donald Trump rriti dënimet për këtë shkelje, gjatë kohës që ishte në detyrë, duke e bërë një krim të dënueshëm deri në 5 vite burg.

Nga ana tjetër, Trump ka mohuar një raport të Washington Post, ku thuhet se kontrolli i FBI-së në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago ishte i lidhur me materiale të mundshme të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore, duke shkruar në llogarinë e tij në mediat sociale se “çështja e armëve bërthamore është një farsë”. Megjithatë hetimi për spiunazh duket si diçka e vërtetë.

/News31