
Produkti

Donald Trump habit me deklaratën e tij: "Të martën pres të arrestohem"

Miliarderi dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump ka habitur me një deklaratë të ditës së sotme, ku ka thënë se pret të arrestohet të martën e ardhshme, ndërsa u kërkoi mbështetësve të tij të dalin në rrugë. Në një postim në rrjetetin social "Truth Social", në pronësi të tij, ai thotë se pret të arrestohet, teksa një prokuror i New York-ut po shqyrton akuzat në një çështje që përfshin financimin e disa grave, që pretendojnë se kanë pasur lidhje me Trump.
“Kandidati kryesor republikan dhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”,- shkroi Trump, sigurisht referuar vetes.
Më shumë se 6 vjet pasi avokatët e Donald Trump dyshohet se kanë paguar Stormy Daniels për të qëndruar në heshtje rreth financimeve të miliarderit, prokurorët po shohin nëse ajo duhet të përballet me akuza. Sipas Trump, zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit do ta arrestojë të martën për akuzat, ndërsa i quajti ata “të korruptuar dhe shumë të politizuar”, ndërsa për pagesën e pretenduar të parave shprehet se është: “Një përrallë e vjetër dhe plotësisht zhgënjyese”.
Kujtojmë se javën e kaluar, kandidati për Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024 u thirr për të dëshmuar para një jurie të madhe në Manhattan, me bashkëpunëtorin e tij prej kohësh dhe ish-avokatin Michael Cohen. Ai këmbënguli se nuk kishte kryer asnjë krim dhe u kujtoi mbështetësve se fushata kundër tij ishte financuar kryesisht nga miliarderi liberal George Soros. Ai madje u bën thirrje ndjekësve të tij që ta mbështesin atë për të “marrë kombin”.
Nëse pretendimet e Trump janë të vërteta, ai do të bëhet ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.
/News31