NEWS 7 Janar 2022, 13:00

Do të ndryshojnë masat anti-Covid? Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Mamastirliu: “Doza përforcuese është domosdoshmëri”

Do të ndryshojnë masat anti-Covid? Ministrja e

Veç variantit Omicron, shkencëtarët në gjithë botën, janë alarmuar për “Flurona”, që u gjurmua për here të parë në Izrael, dhe që është një kombinim i gripit dhe Covid-19. Ky variant ka mbërritur dhe në një shtet fqinj të Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut, ku janë identifikuar 3 rastet e para.

Por si paraqitet situata në vendin tonë?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të diskutuar mbi situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

Ajo thekson se doza e tretë përforcuese është pa dyshim domosdoshmëri, krahas të tjerave.

Postimi i plotë:

“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.
Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.
Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brëndshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.
#VaksinatShpëtojnëJetë”

/News31