NEWS 16 Maj 2023, 15:53

Do të japë dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhje? Përgjigjet Sali Berisha

Do të japë dorëheqjen pas humbjes së thellë në

Pas humbjes së thellë së opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë një prononcim për mediat nga selia blu, teksa gjatë fjalës së tij u ndal në disa momente rreth asaj që ka ndodhur ditët e fundit. Kështu, Berisha u ndal te raporti i OSBE-ODIHR dhe tha se ky raport dëshmon se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lire, gjë që vetë opozita e ka raportuar menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve. 

I pyetur nga gazetarët mbi rastin e Shkodrës, e cila pas kaq shumë vitesh u fitua nga PS, mësaktësisht nga kandidati Benet Beceu, kryetari i PD tha se Shkodra ka votuar nën pushtim të vërtetë, ndërkohë që në fillim të gjitha sondazhet e nxirrnin Bardh Spahinë fitues atje.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha poll-et e kundërshtarëve tanë, por edhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14-16 pikë përpara.”- tha Berisha, teksa sipas tij kandidati i PS u ndihmua nga Pëllumb Gjoka, Bajrat dhe Tom Doshi, të cilët kanë kërcënuar votuesit ditën e zgjedhjeve. 

Berisha i quajti zgjedhjet e 14 majit si "procesin më të shëmtuar në histori", ndërkohë që pasi u pyet nëse do të japi dorëheqjen pas kësaj humbjeje, ai ka theksuar se nuk do të tërhiqet kurrë para bandave kriminale:

“Në qoftë se mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë unë nuk tërhiqem para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Eshtë shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës.

Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe unë jam i sigurt se qytetarët e Shkodrës zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit nuk do ta pranojnë"

/News31